Një makinë ka sulmuar ushtarët e Operacionit Sentinel të mërkurën në mëngjes, në periferi, në veriperëndim të Parisit, duke bërë gjashtë të plagosur, dy në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur selia e policisë së Parisit, njofton albinfo.ch.
Sipas “Le Parisien”, sulmi ka ndodhur në Levallois-Perret.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ndërsa automjeti është ende në arrati, derisa burimet shtojnë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve më rëndë nuk është në rrezik.