Deri më tani vetëm një linjë ajrore, SWISS, fluturon pa ndalesë nga Gjeneva në aeroportin JFK të Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.
Por, nga 11 prilli, një tjetër transportues, Delta, do të shërbejë të njëjtën rrugë çdo ditë, me një avion Boeing 767-400ER me 238 vende.
Konkurrenca zakonisht ul çmimet, kështu që le të shohim se çfarë ndodh me koston e biletave në këtë itinerar.