Pushuesit të nisur për në jug duhet të tregohen të durueshëm. Tuneli i Gotthard-it ka mbetur i mbyllur për gati një orë të shtunën në mëngjes, pasi që një kamion kishte probleme teknike, njofton Viasuisse.
Ky bllokim ka zgjatur deri në 08:30 derisa është tërhequr kamioni jashtë tunelit. Incidenti ka ndodhur në kohën kur kanë filluar pushimet në 18 kantone të Zvicrës. Linja e automjeteve ishte bllokuara gjatë orës 08:45, kolonat e automjeteve kanë shkuar deri 9 km në hyrje të tunelit në veri, bëhet e ditur nga TCS-i.