Fiorenza ka lindur në Firencë të Italisë, por di të flasë shumë mirë shqip. Në intervistë për Balkanweb ajo rrëfen përjetimet e saj pas marrjes së kurorës.
„Në shtëpi të gjithë flasim shqip. Prindërit ma kanë ushqyer gjithmonë dashurinë për Shqipërinë“, tha Lekstakaj.
„Sa herë vij këtu, kënaqem shumë. E dua shumë Shqipërinë, madje edhe nënshtetësinë në pasaportë e kam shënuar shqiptare“, tha mes tjerash në këtë intervistë Lekstakaj.
Fiorenza po vazhdon aktualisht shkollën e mesme për ekonomi.