Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit është regjistruar një humbje jete si pasojë e COVID-19.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer 2964 testime të dyshuara, prej të cilave janë konfirmuar 49 raste pozitive.
Po ashtu në orët e fundit janë shëruar edhe 983 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 122,105, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.