Mëngjesi i sotëm ka rezultuar të jetë tragjik për 43-vjeçarin D.F nga Ferizaj i cili ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 04.25 minuta, në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan.
Në këtë aksident sipas policisë lëndime trupore por që janë jashtë rreikut për jetën kanë pësuar edhe tre persona tjerë të cilët janë derguar për kurim në QKUK në Prishtinë.
“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.