Tre pjesëtarë të një grupi skitarësh i ka zënë një ortek, me ç`rast njëri prej tyre ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur dje, në Zermatt të kantonit Wallis. Pjesëtari tjetër ka pësuar lëndime të rënda ndërsa i treti ka shpëtuar pa lëndime.
Sipas policisë kantonale të Wallisit, tre personat i takonin një grupi prej gjithsej dhjetë skitarësh, të cilët po bënin një tur në regjionin e akullnajave, në atë regjion.
Ata me këtë rast nuk i kishin respektuar rregullat e vendosura nga autoritetet përgjegjëse, duke ecur jashtë pistave të shënuara si të sigurta.