Në Näfels të Kantonit Glarus, mbrëmjen e së premtes, në qendrën sportive “Linth-Arena SGU” ka ndodhur një tragjedi. Një person e ka humbur jetën. Një grua është dërguar në spitalin e Cyrihut me plagë të rënda.
Rreth orës 22.00 të mbrëmjes të së premtes, në Näfels GL ka ndodhur një dramë e verëtetë, në hotelin e qendrës sportive “Linth-Arena SGU”. Një burrë ka vdekur, ndërsa një grua është plagosur rëndë.
“Çifti në fjalë është gjetur në dhomë e hotelit”, ka deklaruar për “Blick” zëdhënësi i policisë Daniel Menzi, njofton Albinfo.ch. Ende mbetet e paqartë se si personi e ka humbur jetën dhe si është plagosur gruaja. Por, një gjë është e qartë se në lojë nuk kanë qenë armët.
Natën e së shtunës, përpos policisë dhe ambulancës ka qenë i mobilizuar edhe një helikopter.
Autoritetet zvicerane janë duke planifikuar të japin më tepër informat gjatë ditës së shtunë.