A. L. vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ka njoftuar të shtunën pasdite shkolla e mesme “Archbishop Stepinac” në White Plains, New York.
Ai kishte diplomuar nga shkolla e mesme më 2007 dhe merrej me shumë me sport.
Prindërit e tij janë emigrantë shqiptarë, është i pari shqiptaro-amerikan që dihet se ka vdekur nga Covid-19.
Westchester, vendi ku ai jetonte, ka qenë një nga pikat e para të përhapjes së koronavirusit, shkruan illyriapress.
Rasti i tij është edhe një tregues se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse edhe për moshat e reja.