Një ish-gazetare dhe diplomate ruse u emërua në krye të OKB-së në Gjenevë, gruaja e parë që merr përsipër këtë post, njoftoi Sekretariati i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Me titull Doktor në Ekonomi, Tatiana Valovaja, 61 vjeçe, pason danezin Michael Moller, i cili drejtoi selinë europiane të OKB-së nga 2013.
Zyrtarë të tjerë rusë kanë mbajtur këtë post mes viteve 1993 dhe 2011, por Valovaja është gruaja e parë e emëruar në këtë funksion, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht e ngarkuar me detyrë për Integrimin dhe Makroekonominë në Komisionin Ekonomik Euro-aziatik të Moskës, ajo nisi karrierën si gazetare, përpara se të bëhej pjesë e trupit diplomatik rus.