Këngëtarja shqiptare-zvicerane Elina Duni, do të prezantahohet më 12 prill, me një koncert solo të përcjellur nga piano, kitarë apo bateritë.
“Ajo është një ndër miket e ngushta të festivalit, që nuk do prezantim. Sidoqoftë, kjo këngëtare e jashtëzakonshme vazhdon të na befasojë dhe të mahnitë. Elina Duni ka bërë një emër bashkë me kuartetin e saj, ndërsa mirëkuptimi dhe balanci i përkryer bëri që albumi i saj i shkëlqyer, ‘Matanë malit’, të nënshkruhet nga ECM”, thuhet në faqen e Festivalit „Cully Jazz“.
Elina Duni interpreton solo në këtë koncert, pa kuartetin e saj, këngë nga albumi i saj i ri “Dallëndyshe (L’hirondelle) – Amour et Exil ”.
Më shumë për programin e Festivalit: http://www.cullyjazz.ch/de/2015/programm/