Në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e marte rreth orës 23:00 në Tauernautobahn në drejtim të Villach të Austrisë, kanë pësuar lëndime tre persona, në mesin e tyre edhe një grua nga Kosova e cila ishte duke drejtuar veturën, njoftojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe rrugës së lagësht, vetura e gruas 48 vjeçare nga Kosova godet pjesën anësore në krahun e djathtë të autostradës. Për pasojë, si drejtuesja e veturës, ashtu edhe dy pasagjerët tjerë kanë pësuar lëndime por që fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.at. Sipas informacioneve të para nuk është bërë e ditur prejardhja e dy pasagjerëve që ishin poashtu në veturë.
Të gjithë të lënduarit janë sjellë në LKH Villach me autoambulancë. Vetura ka pasur dëmtime të rënda.