Pas rënies nga ballkoni, një grua 31-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore natën në të martë, në Trimbach SO. 31-vjeçarja ka vdekur në spital, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Policia hapi një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta. Gruaja e plagosur rëndë ishte gjetur e shtrirë përtoke përpara një godine apartamentesh, ka njoftuar Policia Kantonale në Solothurn.
Policia u alarmua rreth orës 1.15 dhe shkoi menjëherë në vendgjarje. Ambulanca e dërgoi gruan në spital, ku pak më vonë ka ndërruar jetë.