Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar në Podujevë një grua për shkak se kishte sulmuar burrin dhe vjehrrën e saj.
Sipas njoftimit nga policia, ajo ka sulmuar dy viktimat me shufër metalike, transmeton Albinfo.ch.
Të dy viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF, ndërsa me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.