Një vit më parë, policia gjermane filloi kërkimin për një vozitës të shpejtë me motor. Ai ia kishte shkelur 300 kilometra në orë pranë Koblenz AG përgjatë kufirit zviceran. Ai e filmoi veten duke shpejtuar me motorin dhe e kishte postuar videon në Facebook, shkruan albinfo.ch.
Tani prokuroria gjermane në Waldhut-Tiengen ka kapur shoferin, siç raporton «Tele M1». Dikush e ka njohur motorin me targa të Cyrihut dhe i ka raportuar policisë gjermane. Personi në fjalë “Raser” drejton një model të rrallë të markës BMW.
Në bashkëpunim me autoritetet zvicerane është kontrolluar apartamenti në kantonin e Cyrihut. Në proces, u gjetën prova inkriminuese: video dhe pajisjet e motorit u siguruan.
Për personin “Raser”, zyra e prokurorit publik nuk mund të japë informacion të saktë. Megjithatë, është shtetas gjerman që jeton në kantonin e Cyrihut.
Zyra e prokurorit publik po e padit tani për rrezikun në trafikun rrugor. I akuzuari ka kundërshtuar. Kështu, rasti duhet të shkojë në gjykatë. Megjithatë, duke pasur parasysh provat, mundësitë për të pandehurin janë të ulëta, thonë ata.