Një gjeni shqiptar në fushën e programimeve të kompjuterëve punësohet në headquarter-in e “Apple” në Californi, USA, njofton albinfo.ch.
Ennio Dybeli është i pari shqiptar që bëhet pjesë e headquarter-it në kompaninë “Apple” në Kaliforni. Gjeniu 28-vjeçar i elektronikës është pjesa e stafit të ngushtë të designer pas një oferte fantastike.
Një histori frymëzuese e 28-vjeçarit Ennio Dybeli nga Tirana që shkollën 9-vjeçare, të mesme dhe universitetin i ka mbaruar po në Tiranë dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë marramendëse me gjigantin që themeloi Steve Jobs.
Ai është një model dhe frymëzim për të rinjtë e sotëm, por ata që me talent dhe sidomos me punë dhe vullnet arrijnë sukses. /Albinfo.ch