Një gazetare hulumtuese e ka humbur jetën gjatë protestave në Londonlerry të Irlandës Veriore.
29-vjeçarja Lyra McKe ka punuar në Mediagazer.
Vrasjen e gazetares policia e ka quajtur si “incident terrorist”, përcjell albinfo.ch.
Ndaj rastit në fjalë ka reaguar edhe kryeministrja britanike, Theresa May.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. Ajo ishte një gazetare që vdiq duke e bërë punën e saj me një guxim të madh”, ka shkruar May në Twitter, përcjell albinfo.ch.