Para perdeve të stolisura me lule, duket familja Skënderi: dy gjyshe (në vizitë në Zvicër) me shamia të bardha, babi, mami dhe dy fëmijët et tyre. Fuqia e këtij portreti familjar ngjall përnjëherë simpatinë e mërgimtarëve kur shohin dy gjyshe nga Kosova.
Fotografja profesioniste, Mercedes Riedy, e cila trajton tematikën e larmisë kulturore të rrugicës Borde në Lozanë, tregon se sa shumë e ka prekur familja Skënderi: “Mbetem shumë e hareshme pas këtij takimi”. Asaj i kujtohet në veçanti se si e kanë përqafuar gjyshet para se të nisej.
Përmes të përditshmes 24 heures, fotografia pasqyron pasurinë kulturore të kësaj lagje, duke kristalizuar 22 çaste familjare.
Mercedes Riedy: “La Borde në miniaturë me portrete të banorëve të saj” Një ekspozitë e fotografive të Mercedes Riedy me 22 portrete të cilat ilustrojnë diversitetin e madh të popullsisë së rrethit të Lozanës. Mercedes Riedy, fotografe, punon për revistën Femina ja dhe, në të njëjtën kohë, si e pavarur. Subjektet e saj të preferuara: portrete, dramë dhe dokumentarë. Projektuesi i ekspozitës, është një shoqatë ndërkulturore, laike, apolitike, e themeluar në vitin 2007. Aktive në qarkun e La Borde, qëllimi i saj është që të inkurajojë takimet ndërkulturore përmes organizimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve sociale, veprimtarisë kulturore dhe sportive. Të premten, maj 27, në ora 18:30 Mercedes Riedy ekspozon fotografitë e bëra në këtë”lagje.