Edhe pse çmimet në Zvicër janë më të larta se në Francë, më shumë konsumatorë francezë po kalojnë kufirin për të bërë pazar në Gjenevë – një përmbysje e praktikës së zakonshme, ku zviceranët bëjnë pazar në Francë për të kursyer para, transmeton albinfo.ch.
Kjo sepse në Francë, 11 departamente tani po kërkojnë kartën e shëndetit për të hyrë në qendrat tregtare. Ky është rasti edhe në Haute-Savoie, e cila është ngjitur me zonën e Liqenit të Gjenevës.
Nuk ka masa të tilla në Zvicër për momentin.
Jo vetëm shitësit me pakicë, por edhe baret dhe restorantet në anën zvicerane të kufirit kanë parë fluksin e klientëve francezë,
“Tani kemi 30 deri në 40 për qind më shumë klientë”, tha Arianit Pira, menaxher i Auberge de Perly në Gjenevë, transmeton tutje albinfo.ch.
Si falënderim, “ne duhet t’i dërgojmë një dolli zotit Macron”, shtoi ai.