Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Ministria e Diasporës do të publikojë rezultatet e regjistrit të diasporës.
Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës.
Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.
“Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Diasporës.
Publikimi i rezultateve preliminare të “Regjistrit të Diasporës” do të bëhet më 10 qershor 2017.