Raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në Kosovë do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna, derisa votuesit jashtë Kosovës kanë drejt të votojnë deri më 17 nëntor.
Por, një votues nga diaspora, i cili jeton në Zvicër, është shprehur i indinjuar, pasi formulari për ta plotësuar, i ka ardhur sot, apo vetëm një ditë para se të përfundojë afati, shkruan albinfo.ch.
“Na erdhi posta nga Prishtina… si gjithmonë të vonuar, në luftë, paqe e liri, por edhe për të votuar. Me këtë KQZ-ja ja tërhjek të drejtën qytetare për të votuar qytetarëve të Kosovës…”, ka shkruar i indinjuar ai, përcjell albinfo.ch.
Raste të tilla mund të ketë shumë, ku votuesit nga diaspora nuk janë të kënaqur me trajtimin që ju bëhet.
Në raundin e parë të zgjedhjeve kanë votuar rreth 10 mijë votues nga diaspora, kurse tani kanë drejt rreth pesë mijë.
