Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka pritur të enjten në një takim të veçantë një delegacion zviceran nga Partisë Social Demokrate të Zvicrës përbërë nga shefi i divizionit për politikë, Stefan Hostettler, deputetët Claudia Friedl dhe Martin Naef, zëvendëskryetarja e Forumit Rinor, Ursula Ners, si dhe zyrtari Martin Pfister.
Këtë delegacion e ka pritur Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, deputet në parlamentin e Kosovës dhe Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Vetëvendosjes, delegacionet biseduan për situatën politike në vend dhe rajon, me ç’rast përfaqësuesit e Vetëvendosjes njoftuan mysafirët për gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, të dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin përmes nismave të ndryshme të përbashkëta që mund t’i bëjnë.