Një delegacion i përbërë nga zyrtarë të policisë së emigracionit nga Kosova kanë vizituar javën e kaluar qendrën e paraburgimit në Vordernberg.
Delegacioni kosovar ishte këtu si pjesë e projektit “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migracionit” i cili u mbajt në Austri. Ata u informuan mbi kapjen dhe ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe zbatimin e riatdhesimit, shkruan arf.at, përcjell “albinfo.ch”.
Pas një prezantimi të përgjithshëm në lidhje me qendrën e paraburgimit, pjesëmarrësit vizituan edhe njësitë dhe objektet tjera të qendrës. Ata ishin të impresionuar thellësisht nga arkitektura dhe pajisjet e kësaj qendre.
