Bëhet e ditur se një delegacion ekonomik nga Gjermania ?? në përbërje prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme do të qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë, shkruan albinfo.de.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është shprehur se diplomacia ekonomike mbetët padyshim njëri nga prioritetet e politikës sonë të jashtme.
Republika e Kosovës përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare.
“Së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj, do t‘i shoqërojmë nëpër takime e vizita të ndryshme”, ka përfunduar Ajeti. /Albinfo.de