Autoritetet egjiptiane kanë zbuluar trupat e një çifti zviceran, të varrosur në kopshtin e shtëpisë së tyre, në qytetin Hurgada.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shtetasit zviceranë janë vrarë nga roja e shtëpisë dhe dy shokë të tij, që kanë dashur të vjedhin çiftin.
Zyrtarë të policisë në Hurghada kanë refuzuar të japin më shumë hollësi në lidhje me rastin.
Autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë publik identitetin e viktimave, por kanë thënë se çifti është zhdukur një javë më parë.
Ministria e Jashtme zvicerane ka konfirmuar vrasjet.
Krimi në Egjipt është rritur në mënyrë dramatike që nga koha e ashtuquajturës “Pranvera Arabe” në shkurt të 2011, ku ishte rrëzuar qeveria e ish-presidentit Hosni Mubarak.