Energji novatore dhe e rinovueshme po gjen shtrirje çdoherë e më shumë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Një central i ri diellor alpin është ndërtuar në digën e Liqenit Lei në Grisons, nga kompania zvicerane e elektricitetit Ewz.
Centralet me panele diellore në Alpet e Zvicrës po marrin gjithnjë e më shumë interes për shkak të efiçencës së lartë.
Deri në fund të vitit pritet që shteti i Zvicrës të pajiset me shumë panele, për ta bërë më të lehtë përballimin e mungesës së energjisë.
