Një burrë u vra në një sulm me thikë në Villeurbanne afër Lyon.
Në këtë ngjarje nëntë të tjerë u plagosën e një person u arrestua.
Dy burra sulmuan disa persona në Francë dhe vranë njërin prej tyre. Viktima thuhet se është një 19-vjeçar.
Në sulmin me thikë nëntë persona të tjerë u plagosën, siç njoftoi policia.
Incidenti ndodhi në Villeurbanne, afër Lyon. Njëri nga sulmuesit u arrestua, pasi i dyti ishte vënë nën kontroll, shkruan 20 minuta, përcjell Albinfo.ch.