Babai i mori jetën dy fëmijëve të tij, 14 dhe 8 vjeç dhe bën vetëvrasje, pasi ia vuri zjarrin shtëpisë së tij herët në mëngjes të dielën, në Bons en Chablais, Haute-Savoie, afër Gjenevës.
Burri, në depresion, sapo ishte ndarë nga gruaja e tij, tregoi prefektura dhe xhandarmëria.
Adoleshentja 14-vjeçare, e cila kishte shenja të goditjeve në kokë, u zbulua rreth orës 5:00 të mëngjesit nga zjarrfikësit, të cilët e dërguan në spitalin e Gjenevës, ku ajo ndërroi jetë.Menjëherë më pas zjarrfikësit zbuluan në shtëpi babanë dhe të birin tetë vjeç,. të mbytur, e cila nuhaste fuqimisht benzinë.
Burri ka lënë një letër, në të cilën bënte të ditur synimin e tij për të kryer vetëvrasje me familjen e tij. Autopsia duhet të kryhet të hënën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.