Një fëmijë 14-vjeçar është vetëvrarë, duke i dalë përpara trenit.
Shkak i kësaj ishin ngacmimet nga nxënësit e klasës në Shkollën Katolike Romake, shkruan Daily Mail, përcjell Indeksonline.
14-vjeçari i quajtur Sam Connor u shtri para trenit, pas dorëzimit të çantës së tij te një mik dhe u vra përpara dhjetëra nxënësve të klasës.
Drejtori i shkollës thotë se nxënësit dhe stafi janë të shokuar dhe po marrin trajtime.
Ndërsa ata që e njohin nxënësin 14-vjeçar pohojnë se ai ishte duke u ngacmuar në Shkollën Katolike Romake.
Policët u thirrën dhe nxorën nxënësit nga platforma në Chertsey, Surrey, për të lejuar specialistë të hynin në vendngjarje të hënën. Ambulanca morën pjesë gjithashtu.