Nisma synon të krijojë një sistem të asistencës në vend, ku azilkërkuesit janë vendosur në zona të sigurta në vendin e tyre të lindjes ose afër saj. Zvicra do të bashkëfinancojë programin me vendet e tjera, shkruan “20min”, përcjell albinfo.ch.
Aplikuesit do të qëndrojnë në këto zona të sigurta derisa të procesohen aplikimet e tyre. Aplikantët e suksesshëm do të dërgoheshin në një vend pritës pa qenë në gjendje të zgjidhnin.
Një nga argumentet e paraqitura në favor të skemës nga nismëtarët, është mundësia për të ndihmuar një numër më të madh njerëzish, përcjell tutje albinfo.ch.
Personat kryesorë të kësaj nisme janë parlamentarët e UDC / SVP, Luzi Stamm, Lukas Reimann, Andrea Geissbühler, Barbara Keller-Inhelder dhe Therese Schläpfer.