137,550 nënshkrime, në favor të iniciativës për një pension të 13-të AHV / AVS iu dorëzuan Kancelarisë Federale të Premten pasdite nga aleanca që mbështet këtë projekt.
Qëllimi i iniciativës popullore “Jeta më e mirë në pension” është të vendosë të njëjtin sistem për pagimin e pensioneve si për pagat – domethënë, duke paguar shumën vjetore të përfitimeve në 13 këste në vend të 12, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Data e votimit për këtë iniciativë nuk është caktuar ende.