Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për të gjetur zgjidhje për luftën kanë filluar. Reuters raporton se lajmi është bërë i ditur nga Mykhailo Podolyak, këshilltari i Presidentit ukrainas, përcjell albinfo.ch.
Takimi po zhvillohet në Bjellorusi, në një zonë pranë kufirit me Ukrainën.
Bisedimet do të fokusohen në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga territori ukrainas. Këto janë pretendimet e Ukrainës.
Delegacioni ukrainas mbërriti me helikopter ushtarak në rajonin Gomelit, aty ku mbahen bisedimet. Pjesë e delegacionit ukrainas është edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.