Mirsad Kryeziu ka ndërmarrë një udhëtim aspak të zakonshëm drejt Zvicrës.
Nga Kosova ai është nisur me bicikletë drejt Zvicrës, duke bërë kështu realitet një ëndërr të kahmotshme.
Kētë e ka bërë të ditur shoku i tij, Petrit Kallaba, përmes rrjetit social Facebook.
“Ti po bën ëndrrën time! Rrugë të mbarë Mirsad Kryeziu, une të përcolla e besoj që del dikush të merr ne Zvicerr. Rrethanat e pamundësuan që këtë ëndërr ta realizonim së bashku”, shkruan Kallaba në postimin e tij.
