I mbijetuari i aksidentit tragjik, Drilon Muji, para nisjes për Kosovë ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
”Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha Muji.
Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për REL se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobusin e një kompanie nga Kosova, të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00
VIDEO:
https://www.facebook.com/24sata/videos/387228789501332/