Punonjësit e administratës publike janë sot në grevë në Gjenevë – aksion, i cili do të përfshijë edhe punonjësit e transportit publik, përcjell albinfo.ch.
Sindikatat e tyre kërkojnë një rritje prej 5 për qind të pagave për të mbuluar koston më të lartë të jetesës të shkaktuar nga inflacioni dhe rritja e primeve të kujdesit shëndetësor.
Autobusët dhe tramvajet jo vetëm që nuk do të qarkullojnë, por do të jetë e vështirë të lëvizësh në qendër të qytetit qoftë me makinë apo në këmbë.
Policia e Gjenevës postoi hartën në Twitter, ku tregon rrugën që do të marrë procesioni i punëtorëve grevistë.
La manifestation du mercredi 12 aura très probablement un impact sur la mobilité. Anticipez vos déplacements et/ou modifiez votre itinéraire. Nous vous renseignerons en temps réel sur l'état d'avancement du cortège. pic.twitter.com/z05HM1nxg1
— Police Genève (@GenevePolice) October 10, 2022