Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur takimin me atë rus, Vladimir Putin, në Alaskë, takim i cili për nga rëndësia, po cilësohet si historik.
Fillimisht, ata kanë zbritur nga aeroplanët presidencialë për të ecur në tepihun e kuq që rrethohet nga katër aeroplanë luftarakë.
Ata kanë shtrënguar duart para gazetarëve ndërsa nuk u përgjigjën në asnjë pyetje, transmeton albinfo.ch.
