Bashkë me ta vitin e ri shkollor 2018-2019 për sistemin parauniversitar e kanë nisur 480 mijë nxënës, prej tyre 32 mijë fëmijë në klasën e parë.
Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se mori fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetëvjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës “Kosova” në pallat, shkruan albinfo.ch.
Rama dha lajmin e mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, së bashku me Bashkinë.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësaj shkolle. E Veliaj tha se shkolla “Kosova” përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë.