Është vënë sot gurthemeli i Pallatit të Drejtësisë në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Drejtuesit e shtetit me këtë rast kanë deklaruar se besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve, gjyqtarëve dhe profesionalizimi i tyre.
Pallati i Drejtësisë është investim i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
Kostoja e ndërtimit është afër 30 milionë euro, ndërsa punimet janë paraparë te përfundojnë brenda dy vitesh.