Nisi vitin shkollor 2023-2024 Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali, klasa në Langhirano-PR, me librat e dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përcjell albinfo.ch.
Në këtë klasë janë regjistruar 25 nxënës, si dhe është krijuar Këshilli i prindërve dhe përfaqësuesit e tyre.
Mësimi i gjuhës shqipe në Langhirano zhvillohet çdo të shtunë, nga ora 15:00 deri në orën 17:00, në adresën Via Battisti, 20, Langhirano.