Ministria e Diasporës, për herë të parë gjatë aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Diasporës dhe Mërgatës, ka filluar Javën e Filmit të Diasporës, ku do të shfaqen disa nga veprat e mërgimtarëve tanë nëpër komunat e Kosovës. Sonte në Prishtinë do të shfaqet filmi “Në tokë të huaj”, me regjisor Hamdi Arifaj, bashkatdhetar yni nga Suedia.
Filmi do të shfaqet në orën 21:00 në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, duke
shënuar kështu të hapur Java e Filmit të Diasporës shqiptare.
Java e Filmit starton sonte, ndërsa karvani i filmit shqiptar, siç raporton MeD, do të vazhdojë rrugëtimin edhe në komunat e tjera përgjatë javëve në vazhdim. Sipas MeD-së, pas Prishtinës java e filmit vazhdon në Prizren me 30 korrik, në Pejë me 31, në Ferizaj me 03 korrik, në Gjakovë me 3 korrik dhe në Mitrovicë me 4 korrik.
Po ashtu Ministria e Diasporës, njofton bashkatdhetarët se të shtunën më 26.7.2014 në amfiteatrin e Shkollës Amerikane në Prishtinë, mbahet finalja e kuizit të diturisë me nxënësit e mësimit plotësues nga diaspora. Ky është aktivitet ky që mbahet për herë të tretë më radhë në Kosovë.