Kryeministri i Maqedonisë deklaroi se qëllimi i fushatës është që të njoftojë qytetarët për dobitë që sjell marrëveshja. “Së bashku do të forcojmë trashëgiminë, do të fitojmë perspektivë si anëtar të NATO-s.
Referendumi në Maqedoni do të mbahet me konsensus, sikur referendumi për pavarësi. Koha është që Maqedonia të shkojë më shpejt drejt rrugës së drejtë. Debati në shoqëri është i rëndësishëm, por duhet të ngrihet mbi përgjegjësinë e vendimit”, ka thënë ai.
E kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se referendumi i 30 shtatorit është një rast për të dëshmuar se e ardhmja e integrimit euroatlantik të Maqedonisë është në duart e qytetarëve të saj.