Qendra e operacionit për sulmin e përgjakshëm më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë i vendosur në katin e tetë të Oborrit të Bardhë të VMRO-DPMNE-së.
I akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha i përmendi pallatin e bardhë dhe hotelin Meriot, si shtabe prej ku kanë ardhur urdhrat për sulmin e përgjakshëm në Kuvend, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Në sallën e gjykatës Ninxha sqaroi se prej vitit 2015 ka punuar për nevojat e DSK-së. Ka marrë distinktiv, revole dhe radio. Në shërbimin e kanë regjistruar me emrin “Samuraj”.
Më 27 prill të vitit të kaluar, përmes telefonit në centralin e VMRO-DPMNE-së e kanë thirrur Sasho Mijallkovi dhe Spiro Ristovski.
Ka mbërritur në ndërtesën. Ka hasur në, siç u shpreh, shtab paramilitar, prej ku janë shpërndarë urdhra për të gjithë të përfshirët në skenarin e përgjakshëm.