“Nike” i ka tërhequr të gjithë artikujt me emrin e Kobe Bryant nga dyqani i saj online, pas vdekjes së ikonës së basketbollit.
Seksioni i këpucëve “Kobe Bryant” i faqes në internet tregon për një përzgjedhje të artikujve gjenerikë Nike.
Kompania konfirmoi vendimin për tërheqjen e sendeve, pasi do ta rivlerësojë strategjinë e saj se si do të vazhdojë shitjen me emrin e ikonës.
Një pjesë e kësaj strategjie është kufizimi i qasjes së shitësve për të grumbulluar produkte me Kobe për tregun sekondar.
Atletet e Bryantit janë një nga produktet më të shitura dhe popullore të Nike dhe popullor në mesin e lojtarëve të NBA. Bryant ishte aktiv në projektet për dizajnimin e këpucëve të tij në marrëveshjen e nënshkruar.