Një azil kërkues 21-vjeçar nga Nigeria, ia ka vënë flakën të martën qelisë së tij, në burgun e Niederteufenit.
Nigeriani kishte marrë lëndime të lehta nga shpërthimi i zjarrit.
Në komunikatën e policisë thuhet se 21-vjeçari në këtë mënyrë kishte rezistuar deportimin nga Zvicra.
Zjarrfikësit me të arritur në burgun e Niederteufenit kishin arritur për ta shpëtuar nigerianin nga qelia dhe kishin shuar zjarrin.
Pas trajtimit mjekësor në spital, nigeriani ishte rikthyer sërish në burg.
Pjesa e mbetur prej rreth 50 të burgosur nuk janë prekur nga incidenti..