Rreth një vit e gjysmë pas rastit tragjik të një azilkërkuesi nigerian në Aeroportin e Cyrihut që vdiq derisa po kthehej me detyrim në Nigeri, një ekspertizë e re liron nga fajësia autoritetet e policisë së Cyrihut.
Ekspertiza, e dyta me radhë, siç raportoi sot prokurori i lëndës, tregon se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë zemre.
Sipas ekspertizës, ka qenë sëmundja e zemrës dhe jo ndonjë shkak tjetër që ka sjellë vdekjen e tij. Akuzat për vdekjen e tij kishin të bënin me mënyrën e lidhjes së tij me pranga.
Por, nigeriani, vazhdon ekspertiza, në gjendjen shëndetësore që ishte– vuante nga një aritmi zemre – mund të vdiste edhe në çfarëdo situate tjetër të stresit .