Promovimin e tij e ka bërë në llogarinë e vet në Twitter ambasadori amerikan Philip Kosnett. Ai e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë Giacobben.
“I kënaqur që po e prezantoj zëvendësambasadorin e ri në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett, teksa është bashkuar edhe një video ku flet Giacobbe.
Në video ai shprehet i lumtur për mundësinë që të punojë në një vend të mrekullueshëm si Kosova.
“Do të punoj shumë për të siguruar se marrëdhëniet mes Kosovës e SHBA-së mbesin të forta, teksa ne vazhdojmë të punojmë për paqe, drejtësi e prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai teksa ka shtuar se pjesa më e preferuar e punës së tij do të jetë udhëtimi përreth Kosovës dhe takimi me njerëzit që ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.