Sulmi i kryer me një kamion, të enjten, me 14 korrik bëri të paktën 84 të vdekur dhe 18 të plagosur në një situatë “emergjence absolute”. Disa fëmijë ishin në mesin e viktimave. Sulmuesi, një franko-tunizian, i vrarë nga policia, është identifikuar. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet për tre muaj.
Mbi njëqind banorë të Nicës janë nisur në Siri . Gazetari francez David Thomson, specialist i xhihadizmit dhe autor i “Xhihadistet francez”, thotë në në Twitter se qytetit i Nicë është qyteti më i prekur në Francë nga femonomi i xhihadisteve. Mbi njëqind banorë të Nicës veç se kanë vajtur në Siri. Ai gjithashtu theksoi se sulmet duke përdorur një automjet për t’u mbrojtur ishte përmendur nga shteti islamik që nga shtatori 2014.