Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar një ngritje të vogël gjatë janarit. Nga 3.3% ajo është ngritur në 3.4%. Shprehur në shifra, në fund të janarit në Zvicër kanë qenë 134.300 të papunë të paraqitur në entet për ndërmjetësim të punës.
Sipas Sekretariatit Federal për Ekonomi, SECO, përqindja e papunësisë varet edhe nga faktorë sezonalë. Kështu gjatë dimrit, humbin vendet e tyre të punës, qoftë edhe përkohësisht, të punësuarit në ndërtimtari dhe ata në kafenetë e rrugës.
Për këtë arsye SECO, duke filtruar nga numri i përgjithshëm i të papunëve personat që kanë mbetur pa punë për arsye sezonale, nxjerr përqindjen stabile 3.1%.