Ngritja për 1 gradë e ajrit të kondicionuar, mjafton për të kursyer rreth 7% energji elektrike në një vit për kontinentin e vjetër.
Këto janë shifrat e publikuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Albinfo.ch.
Von der Leyen ka bërë thirrje sërish për kursim të energjisë elektrike sa të jetë e mundur.
Sipas saj, në këtë mënyrë dimri të përballohet pa kufizime të energjisë elektrike./Albinfo.ch/