Me ngritje të flamurit ka nisur ceremonia e shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Qeverisë, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së, ministra e zëvendësministra,
Ngritja e flamurit u bë nga garda ceremoniale nën intonimin e himnit nga bendi i FSK-së.
Më pas nderime janë bërë edhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/478038869530304/